Fauci: Ka mbetur pak kohë për të shmangur valën e re në SHBA

Koha për të parandaluar një valë të re të rrezikshme të Covid-19 në SHBA po mbaron, paralajmëroi konsulenti mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.

”Infeksionet po rriten për herë të parë pas disa javëve duke iu afruar 100 000 në ditë”, shtoi Fauci në prag të Ditës së Falënderimeve.

Mendohet se në këtë periudhë pushimesh mund të ketë një rritje të numrave të të infektuarve.

Fauci theksoi për CNN se ”ka ende 60 milionë njerëz të pavaksinuar në vend”.

”Zgjidhja e vetme është të vaksinohen, duke përfshirë fëmijët nga mosha 5 vjeç, dhe një përforcues për ata që kanë marrë dy dozat”, shtoi Fauci.

LEXO EDHE:

Back to top button