Fauci: “Omicron” mund të mos jetë aq i rrezikshëm sa menduam fillimisht

Varianti “Omicron” i koronavirusit mund të jetë më pak i rrezikshëm nga sa mendohej. Të paktën kështu shprehet imunologu amerikan Anthony Fauci. Këshilluesi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se të dhënat paraprake nga Afrika e Jugut tregojnë se varianti “Omicron” nuk është aq i rëndë sa mendohej.

Fauci shpjegoi se Omicron mund të mos jetë aq “i keq” sa mendohej fillimisht, por shtoi se nevojiten më shumë të dhëna për të nxjerrë një pamje të plotë të profilit të rrezikut.

“Është e qartë, në Afrikën e Jugut, Omicron ka një avantazh transmetimi,” tha Fauci për CNN, duke iu referuar numrit të ulët të njerëzve të vaksinuar dhe shtoi se “ndonëse është shumë herët për të bërë deklarata përfundimtare në lidhje me të, deri më tani nuk duket se ka një shkallë të lartë ashpërsie”.

“Por ne me të vërtetë duhet të jemi të kujdesshëm përpara se të përcaktojmë se është më pak i rëndë ose se nuk shkakton forma të rënda të sëmundjes, krahasuar me Delta-n,” shtoi ai.

Varianti “Omicron” i koronavirusit është zbuluar në të paktën 15 shtete të SHBA-ve, sipas të dhënave të publikuara të dielën.

LEXO EDHE:

Back to top button