Favoritët kalojnë në gjysmëfinale, Roma eliminon Ajaksin

Mësohen skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës Evropa, pasi që sonte u zhvilluan ndeshjet kthyese të çerekfinales. Një skuadër nga Italia, një nga Spanja dhe dy nga Anglia janë në gjysmëfinale. Skuadrat angleze, Man. Junajted dhe Arsenali kanë arritur lehtësisht kualifikimin në gjysmëfinale në Ligën Europa.

 

 

“The Gunners” arritën fitore të thellë ndaj Slavia Pragës me rezultatin 0-4. Arsenali shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë përmes, Pepe-s (18’), Lakazet (21’) dhe Saka min (24’), ndërsa goditjen përfundimtare për londinezët e dha Lakazet duke shënuar golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 77.

Në anën tjetër, Man. Junajtedi ka triumfuar me rezultatin 2-0 me golin e Edinson Kavani në minutën e 6-të dhe Hesus Vallejo shënoi autogol në min (90′)

 

Viljareali mundi Dinamo Zagrebin për herë të dytë. Kësaj radhe, në terrenin vendas me rezultat 2-1. Alkaser dhe Moreno shënuan në pjesën e parë , ndërsa Orsiç shënoi golin e ngushëshëllimit për Dinamo Zagrebin e Arian Ademi dhe Stefan Ristovskit.

Dhe në sfidën derbi në mes AS Roma dhe Ajaksit, nuk kishte fitues në sfidën e zhvilluar në Romë (1-1), ndërsa skuadra italiane shkon në gjysmëfinale , falë fitores 2-1 në sfidën e parë në Amsterdam.

Ndërkohë janë mësuar edhe dyshet e gjysmëfinales. Arsenal do të ketë përballë Viljarealin në gjysmëfinale, ndërsa Man. Junajted do të përballet me Romën.

LEXO EDHE:

Back to top button