FC Balkani me mesazh: “Slavia na prit”

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, në orët e hershme të mëngjesit është nisur për në qytetin e Pragës, në Republikën e Çekisë.

Skuadra e Ilir Dajës do të përballet të enjten, kundër skuadrës së Slavia Pragës, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Klubi nga Suhareka ka shfrytëzuar rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur që po bëhen gati për udhëtimin drejt Pragës.

“Slavia na prit”, ishte mesazhi i klubit kosovar, ndërsa ndeshja do të zhvillohet me fillim në orën 18:45, në stadiumin “Sinobo”.

LEXO EDHE:

Back to top button