FC Shkupi me 3 miqësore “kualitative” në Ohër

FC Shkupi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe për sfidat e reja në Ligën e Konferencave, ku do të ketë përball KF Llapin nga Kosova. Në kudër të përgatijeve në Ohër, janë caktuar edhe disa ndeshje miqësore.

Kësisoj, më 17 qershor , Shkupi përballet me Partizanin e Shqipërisë, para se të takohet me Shkëndijën me 21 qershor. Ndërsa sfida e fundit do të jetë ndaj Struga Trim Lum, që gjithashtu garon në Ligën e Konferencave, më 26 qershor.

Ekspedita e Shkupit do të qëndrojë në Ohër deri më 30 qershor, e më pas rikthehet në Shkup për të vazhduar përgatitjet e fundit para ndeshjes kundër KF Llapi.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button