Gafa më e madhe në historikun e futbollit

Kombëtarja e Kanada-s shënoi fitore të lehtë dhe bindëse në sfidën ndaj Haitit (3-0), në kuadër të eliminatoreve për Botërorit “Katar 2022 dhe me rezultat të përgjitshëm 4-0, kalon në raundin tjetër të eliminatoreve të Amerikës Veriore dhe Qëndrore.

Kjo përballje , do të kujtohet më shumë për shkak të autogolit më qesharak në historikun e futbollit, në regji të portierit të Haitit, Hoze Duverger. Ky i fundit në tentim që të largojë topin, dy herë gabon dhe pa prekur fare topin e drejton atë në rrjetë.

Ai më parë ishte më meritor që 45 minutat e para u mbyllën me rezultat baraz dhe pa gola. Mirëpo telashet filluan me autogolin, pas së cilës Kanada shënoi edhe dy të tjerë, deri te fitorja me rezultat 3-0.

LEXO EDHE:

Back to top button