FC Shkupi, të dielën në Çair ndaj Borecit

Të dielën do të vazhdojnë nxitjet në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, kur në program janë ndeshjet e javës së 7-të. Ndërkohë nënkampioni aktual, FC Shkupi, pas një viti pauze, sërisht do të riktehehet në stadiumin në Çair për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Parë.

Skuadra e FC Shkupit, konfirmoi se duelin ndaj skuadrës së Borecit do ta zhvillojë në stadiumet e vet, i cili u “begatua” me një tribunë shtesë dhe u bë rikonstrumi i tërësishëm i terrenit të gjelbër.

Ndryshe, ndeshja e fundit në stadiumin e Çairit, skuadra e FC Shkupit e zhvilloi pikërisht ndaj Borecit, të cilin e mundi me 3-0. Kujtojmë se pas 6 javëve, FC Shkupi është në vendin e tretë me 11 pikë, 2 më pak se lideri aktual, Akademia Pandev.

LEXO EDHE:

Back to top button