5 të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.

Në total numri i rasteve aktive është 6.751.

LEXO EDHE:

Back to top button