Nikolla: “Të bëhet e ditur që Serbia ka kryer gjenocid”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla gjatë qëndrimit në Kosovë bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh të institucioneve në Kosovë e Shqipërisë për të ngritur zërin për krimet serbe të kryera në Kosovë. Kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se vendin e presin shumë sfida, por përkrahja e Shqipërisë e mbush me kurajë Kosovën.

“Do të institucionalizojmë mbledhjet e komisioneve dhe delegacioneve parlamentare. Të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë të rivitalizojmë njohjet e reja për Kosovën dhe të ndalim ofensivën e Serbisë për çnjohje. Krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht e të dijë bota se Serbia ka kryer krime ndaj njerëzimit”,  deklaroi Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

“Kosova ka shumë sfida përpara, por vazhdimisht po sigurohemi nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, edhe nga kryeministri Rama edhe nga personalitetet më të rëndësishme politike të Shqipërisë se do të qëndrojnë krah Kosovës në mbrojtjen e interesave tona, kjo na mbush me më shumë kurajo se e ardhmja e popullit tonë do të jetë më e ndritur se sot sepse ne gjithmonë do të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin në vitet e ardhshme sepse ky është thelbi i interesit tonë kombëtar”, tha Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button