Federata Angleze mendon për trajner të huaj, dy prej tyre janë gati

Federata Angleze e Futbollit (FA) po mendon për të rikthyer një trajner të huaj në krye të kombëtares. Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës FA ka gati edhe një listë me emra kandidatësh, gati të zënë vendin e trajnerit aktual Geret Sauthgejt.

Dy janë personat e interesuar për të marrë drejtimin e kombëtares angleze si argjentinasi Maurisio Poketinjo dhe gjermani Tomas Tushel. Të dy këta trajnerë e njohin mirë kampionatin anglez, pasi kanë drejtuar më parë skuadrat e Premier Ligës.

Gjithsesi, gjithçka do të varet nga vendimi që Federata do të marrë bashkë me Geret Sauthgejtin, nëse ky i fundit do të vijojë detyrën apo jo. Me të në krye, Anglia shkoi në finalen e Europianit dhe çerekfinalet e Botërorit.

LEXO EDHE:

Back to top button