Helmut Marko: Verstapeni s’ka konkurencë për titullin e radhës

Te “Red Bull” do të vijojnë të mbështesin Maks Verstapenin për titimin e titullit kampion për pilotë, duke nxjerrë në plan të dytë meksikanin Serhio Perez. Deklarata e dhënë nga Helmut Marko në lidhje me dy pilotët e skuadrës kampione në Formula 1 e konfirmon këtë gjë.

“Nuk shoh ndonjë pilot tjetër që mund të sfidojë Maksi në botërorin e ardhshëm, në harkun e një sezoni. As Perez megjithëse kanë të njëjtën makinë. Serhio mund të fitojë 1 apo dy gara në maksimum, por jo titullin kampion. Aktualisht nuk është në gjendje të sfidojë Verstapenin për titullin”, tha Marko.

Deklaratë kjo që tregon qartë se te “Red Bull” kanë vendosur hierarkinë, me Verstapenin si pilot të parë. “Ne synojmë të jemi fitues edhe sezonin e ardhshëm. Serhio është një shok i shkëlqyer skuadre për Maksin, që e ndihmon, por vështirë se ai mund të duelojë ndaj tij për titullin”, tha Marko.

LEXO EDHE:

Back to top button