Federata Ndërkombëtare e Atletikës, zbuloi kandidatët për çmimin e vitit

Federata Ndërkombëtare e Atletikës, ka zbuluar emrat e 10 atletëve meshkuj dhe femra, kandidatë për çmimin e “Atletit më të mirë të vitit 2023”. Në këtë garë janë atletët më të mirë në botë, që këtë vit kanë triumfuar në mjaft evente, duke shkëlqyer në pistë apo garat e ndryshme. Votimi do të jetë i hapur deri këtë fundjavë, ku 50% e votave do të vijnë nga një panel të ekspertëve, 25% janë vota nga publiku dhe 25% nga vetë sportistët. Fituesit do të shpallen në Montekarlo, në fund të këtij viti. Në këtë listë nuk është atletja shqiptare Luiza Gega, fituese e medaljes së artë në 3.000 metra me pengesa në Europianin e atletikës.

10 atletet më të mira femra: Tobi Amusan (Nigeri), Chase Ealey (Usa), Shelly-Ann Fraser (Xhamajkë), Kimberly Garcia (Peru), Shericka Jackson (Xhamajkë), Faith Kipyegon (Kenia), Yaroslava Mahuchikh (Ukrainë), Sydney McLaughlin (Usa), Shaunae Miller-Uibo (Bahrein), Yulimar Rojas (Venezuelë).

10 atletët më të mirë meshkuj: Kristjan Ceh (Slloveni), Alison dos Santos (Brazil), Mondo Duplantis (Suedi), Soufiane El Bakkali (Marok), Grant Holloëay (Usa), Jakob Ingebrigsten (Norvegji), Eliud Kipchoge (Kenia), Noah Lyles (Usa), Anderson Peters (Grenada), Pedro Pichardo (Portugali).

LEXO EDHE:

Back to top button