Federer, sportisti me më shumë të ardhura

Roxher Federer është në kreun e listës së sportistëve me të ardhurat më të larta për një vit kalendarik. Tenisti zvicerani në periudhën prej qershorit të vitit 2019, e deri në qershor të vitit 2020, ka arkëtuar 106.3 mln dollarë.

Federer morri pjesë vetëm në turneun “Australian Open”, andaj nga 106 mln dollarë, plot 100 mln dollarë vijnë nga sponsorët. Në vendin e dytë është Kristiano Ronaldo me 105 mln, para Lionel Mesit me 104 mln.

Në vendin e katërt është Nejmar me 95, para Lebron Xhejmsit me 88, Stefon Kerit me 74, Kevin Durantit me 63 dhe Tajger Vudsit me 62 mln dollar.

LEXO EDHE:

Back to top button