Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, mori ryshfet për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit

Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, mori ryshfet për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit

Gazetar: Mihajllo Donev

Ish-avokatit të shtetit Femi Stafës i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera. Ai u arrestua muajin e kaluar me 20.000 euro, para që ai mori si ryshfet për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit, për të hequr masën e paraburgimit ndaj një të akuzuari për krim financiar.

“Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë – 30 ditë të tjera paraburgim për ish-avokatin e popullit dhe avokatin Fehmi Stafa, i cili u arrestua muajin e kaluar për marrje ryshfeti për të ndikuar te një gjyqtar në Apel”, raporton Mihajllo Donev, gazetar.

Stafa do të qëndrojë pas grilave edhe 30 ditë të tjera, pasi u kap me 20.000 euro, para që i mori për të përdorur ndikimin e tij dhe për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit, për ta hequr masën e paraburgimit ndaj Ljupço Pecov i njohur si “Djalli”, i dyshuar për krim financiar milionash në rastin “Zinxhiri”. Stafa ka marrë 50.000 euro për të ndikuar gjyqtarin, i cili nuk është i përfshirë në hetim. Sipas detajeve nga Prokuroria, Stafa fillimisht kërkoi 100 mijë euro për shërbimin, dhe më pas, së pari, mori 30 mijë euro nga motra e të dyshuarit Pecov, që më vonë të kërkojë edhe 20 të tjera për të korruptuar gjyqtarin. Megjithatë, Stafa u arrestua më 13 dhjetor menjëherë pas marrjes së 20 mijë eurove.

Stafa më parë ka mbajtur postin e avokatit të popullit të shtetit për katër vjet nga viti 2018 deri në vitin 2022. Edhe atëherë, emri i tij ishte i lidhur me disa raste që tronditën publikun. Emri i tij u lidh me rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale. Dyshimet ishin se i akuzuari Sead Koçan është toleruar ta shesë pronën e kompanisë, ndërsa Prokuroria hetonte për sjelljen pasive të Avokatit të Shtetit Stafa. Ai hodhi fajin te prokurorët e Vilma Ruskoskës, Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski, megjithatë ata demantuan duke theksuar që Avokati i Shtetit, e ka për detyrë të mbrojë interesat pronësore të shtetit. Lidhur me këtë lëndë, Stafa dorëzoi padi penale edhe kundër ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, i cili paraprakisht kishte qenë hetues në Prokurorinë Speciale. Padia, ishte dorëzuar tre ditë pasi Muaremi kishte dorëzuar në Prokurori njoftimin për parregullsi nga ana e Avokatisë së Shtetit për procesin e falimentimit të kompanisë së Koçanit.

Bujë të madhe bëri edhe angazhimi i prezantueses Besmira Ejupi në Avokatinë e Shtetit, për çka hapi lëndë edhe Antikorrupsioni. Në qershor të vitit 2022, Antikorrupsioni doli me konstatim se Ejupi kishte marrë mbi 4 mijë euro honorarë për një vend pune në të cilin ka pasur të punësuar. Dy muaj më vonë, Stafa ndonëse në opinion tha që po jep dorëheqje nga detyra, realisht ai u shkarkua nga Qeveria për punë joprofesionale. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button