Fëmijët trashëgojnë inteligjencën vetëm nga një prind – thotë shkenca!

Flitet shumë se cilit prind i ngjan foshnja, nëse ka sytë e nënës apo të babait. Krahasimet bëhen nga të gjitha anët, por ajo që thotë shkenca është se kur bëhet fjalë për inteligjencën, fëmijët e trashëgojnë atë nga nënat e tyre.

Gjenet e nënës mund të përcaktojnë se sa të zgjuar do të jenë fëmijët, ndërsa baballarët nuk kanë asnjë ndikim në nivelin e tyre të inteligjencës, tregon hulumtimi.

Gjegjësisht, femrat kanë më shumë gjasa t’ua kalojnë gjenet e inteligjencës fëmijëve të tyre sepse ato barten në kromozomin X, dhe femrat kanë dy kromozome të tilla, ndërsa meshkujt vetëm një.

Inteligjenca besohet të jetë ndër gjenet e përfshira, të cilat duhet të fillojnë nga nëna, dhe studimet laboratorike duke përdorur minj të modifikuar gjenetikisht zbuluan se ata me një dozë të shtuar të gjenit të nënës zhvilluan koka dhe tru më të mëdhenj, por trupa më të vegjël. Ata me një dozë të shtuar të gjeneve të babait kishin tru më të vogël, por trup më të madh.

Studiuesit identifikuan qeliza që përmbajnë vetëm gjene të nënës ose vetëm të babait në gjashtë pjesë të ndryshme të trurit të minjve që kontrollojnë funksionet njohëse, nga zakonet e të ngrënit te kujtesa.

Qelizat me gjenet e babait të grumbulluara në pjesë të sistemit limbik, i cili është i përfshirë në funksione të tilla si seksi, ushqimi dhe agresioni. Megjithatë, studiuesit nuk gjetën asnjë qelizë baba në korteksin cerebral, ku zhvillohen funksionet më të avancuara njohëse, si arsyetimi, mendimi, të folurit dhe planifikimi.

Megjithatë, hulumtimet e bëjnë të qartë se gjenetika nuk është përcaktuesi i vetëm i inteligjencës – vlerësohet se vetëm 40 deri në 60% e inteligjencës është e trashëguar, ndërsa pjesa tjetër varet nga mjedisi.

LEXO EDHE:

Back to top button