Rita Ora, ka performuar të dielën në festivalin “Rock In Rio” në Brazil – momente të veçanta nga festivali

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar të dielën (11 shtator) në festivalin “Rock In Rio” në Brazil.

Ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme teksa ka interpretuar disa nga hitet më të mëdha.

Në po të njëjtin koncert ka interpretuar edhe artistja tjetër e famshme, Dua Lipa, me të cilën Rita nuk është se ka ndonjë raport të mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Megjithatë, autorja e hitit “Lonely Together” ka publikuar së fundmi disa momente të veçanta nga ky festival.

“Rock In Rio ke qenë i mahnitshëm. Ne me të vërtetë kemi ‘goditur’ Rion natën e kaluar”, ka thënë ajo.

“Ti ke gjithë zemrën time. Çfarë nate. Faleminderit shumë. Mezi po pres të kthehem sërish”, ka shkruar biondja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Rock in Rio”, i cilësuar si ngjarja më e madhe e muzikës dhe argëtimit në botë, u rikthye këtë vit, me koncerte të mbajtura në 2, 3, 4, 8, 9, 10 dhe 11 shtator. Iron Maiden, Guns N’ Roses, Green Day, Justin Bieber, Demi Lovato, Gilberto Gil, Post Malone, Camila Cabello dhe Avril Lavigne ishin disa nga grupet dhe artistët kryesorë që interpretuan në festivalin e këtij viti.

 

LEXO EDHE:

Back to top button