Mali i Zi, i paralizuar nga sulmet kibernetike

Mali i Zi, i paralizuar nga sulmet kibernetike

Mali i Zi vazhdon të jetë në darën e një sulmi masiv e të vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojnë hakerët pro-rusë dhe Moskën.

Ekspertët e konsiderojnë këtë sulm si të paprecedentë në intensitetin dhe shtrirjen e tij. Ai nisi në 20 gusht dhe ka dëmtuar deri tani platformat e qeverisë në internet dhe sipas VOA-s, ka vënë në rrezik edhe infrastrukturën jetike të vendit.

Në selinë e qeverisë malazeze kompjuteret janë mbyllur, interneti mungon dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar. Ndërprerja vjen në mes të një sulmi masiv kibernetik kundër shtetit të vogël ballkanik, për të cilin zyrtarët thonë se ka shenjat dalluese të hakerëve pro-rusë dhe shërbimeve të sigurisë së Moskës.

Ministri i Mbrojtjes Rasko Konjeviç ka rrëfyer se zyrtarët e qeverisë janë këshilluar të shkëputen nga linja për arsye sigurie. “Kemi rreth 20 ditë që përballemi me sfida serioze për shkak të sulmit kibernetik dhe i gjithë sistemi shtetëror, sistemi i administratës shtetërore dhe sistemi i shërbimeve ndaj qytetarëve po funksionojnë në një nivel mjaft të kufizuar”, thotë ai.

Ekspertët, duke përfshirë një ekip hetuesish të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA, po përpiqen të gjejnë përgjegjësit për sulmin “brutal”. Zyrtarët e qeverisë së Malit të Zi besojnë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një bandë hakerësh e lidhur me Rusinë.Mali i Zi, që dikur konsiderohej një aleat i fortë rus, iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të Kremlinit.

Vendi vazhdon të mbetet thellësisht i ndarë mes atyre që kërkojnë rivendosjen e lidhjeve të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, dhe atyre që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button