Fenomeni i gushtit: Një spektakël qiellor që nuk do të ndodhë më për 14 vjet të tjera

Fenomeni i gushtit: Një spektakël qiellor që nuk do të ndodhë më për 14 vjet të tjera

Nëse qielli është i pastër, pa shumë re, do të mund ta shihni superhënën me sytë tuaj, pa dylbi.

Vëzhguesit e yjeve do të kenë një spektakël të vërtetë në qiell nesër, më 1 gusht – dy superhëna që kulmojnë në një Hënë të rrallë blu.

Superhëna e parë do të ndodhë më 1 gusht dhe e dyta më 30 gusht. Duke qenë se është hëna e dytë e plotë në të njëjtin muaj, spektakli qiellor njihet si Hëna Blu.

 

 

 

Astrofizikani në pension i NASA-s, Fred Espenak, i mbiquajtur “Mr Eclipse”, tha për Sky News se netët e ngrohta të verës janë ideale për të vëzhguar hënën e plotë.

“Njerëzit që përdorin dylbi ose teleskopë madje mund të jenë në gjendje të shohin veçori të tilla si maria hënore – fusha të errëta të formuara nga rrjedhat e lavës vullkanike të lashtë – dhe rrezet që dalin nga krateret hënore”, shtoi ai.

 

 

 

Nëse qielli është i pastër, pa shumë re, do të mund ta shihni superhënën vetëm me sytë tuaj, pa dylbi.

Hera e fundit që ndodhën dy superhëna të plota në të njëjtin muaj ishte në vitin 2018 dhe kjo nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037, sipas astronomit italian Gianluca Massi.

NASA thotë se Mërkuri dhe Marsi do të shfaqen gjithashtu në qiell gjatë superhënës të martën.

 

LEXO EDHE:

Back to top button