Fërçkovski dha dorëheqje si ambasador
Fërçkovski dha dorëheqje si ambasador
Gazetare: Fatlume Dervishi
Ambasadori i deritanishëm në misionin e përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lubimor Fërçkovski, ka dhënë dorëheqje pa u përfunduar procedura e konsultimit dhe analizimit të punës së tij që nisi me ardhjen e ministrit të ri të Jashtëm, Timço Mucunski, shkruan Alsat.
Dorëheqjen e tij e konfirmojnë edhe nga kabineti i Presidentes Siljanovska kurse për të është njoftuar edhe Ministria e Jashtme. Nga kjo e fundit thonë se konsultimet e planifikuara me Fërçkovskin nuk janë realizuar.
“… lidhur me konsultimet në të cilat ishte ftuar ambasadori Fërçkoski nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski, theksojmë se ato nuk janë realizuar si rezultat i sqarimit të ambasadorit se ai nuk ka mundur të marrë pjesë në të njëjtën gjë për arsye shëndetësore”, thonw nga Ministria e Jashtme.
Fërçkovski si ambasador u emërua në vitin 2022. Jo shumë kohë më parë ai ishte ftuar në konsultime në ministri me dyshimet për parregullsi financiare gjatë drejtimit me ambasadën në Nju Jork. Tani, nga ky institucion konfirmojnë se procedura do të vazhdojë pavarësisht dorëheqjes së Fërçkovskit.
“… institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm në periudhën e ardhshme të përcaktuar me ligj për të përfunduar procedurën lidhur me statusin e ambasadorit të përmendur”, u shprehwn nga Ministria e Jashtme.
Përveç Fërçkovskit, në ambasadë ishin thirr edhe tre ambasadorë të tjerë për arsye të ndryshme, kurse ministri tha se e njëjta procedurë do të vazhdojë me të paktën edhe dy ambasadorë të tjerë ku ka dyshime serioze për keqpërdorime financiare.
Ndërkohë paralelisht me këtë, kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se kanë nisur konsultimet për emërimin e disa ambasadorëve të rinj në përfaqësitë diplomatike konsullore të vendit nëpër botë. / Alsat.mk