Fermerët e Francës në grevë, bllokojnë disa nga autostradat e vendit

Fermerët e Francës në grevë, bllokojnë disa nga autostradat e vendit

Fermerët e Francës kanë bllokuar tetë autostrada që të çojnë në Paris ndërsa me qindra të tjerë janë duke lëvizur me traktorët e tyre drejt kryeqytetit. Fermerët rrethuan të hënën Parisin me barrikada që kishin si synim të bllokonin trafikun. Synimi i tyre është që t’i bëjnë presion qeverisë për vendimet që do të marrin për të ardhmen e industrisë së tyre. Kjo e fundit është prekur rëndë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Dhe, siç raportojnë mediat në vend, nuk dihet se deri kur mund të vijojnë me paralizimin e qarkullimit. “Kemi vendosmëri totale,” deklaroi Arnaud Rousseau, drejtuesi i unionit agri-kulturor FNSEA. Fermerët kanë arritur të shmangin përpjekjet e policisë për t’i ndaluar, pasi qëllimi i tyre i deklaruar është të bllokojnë hyrjen në tregun e ushqimit Rungis, më i madhi në Europë, rreth 15 kilometra nga Parisi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button