Hamasi ‘i hapur për diskutime’ pas propozimit për marrëveshjen e pengjeve

Hamasi ‘i hapur për diskutime’ pas propozimit për marrëveshjen e pengjeve

Një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin e mundshëm në luftën midis Hamasit dhe Izraelit u dakordësua mes negociatorëve në Paris këtë fundjavë, sipas një zyrtari të njohur me bisedimet. Bisedimet janë në një fazë të hershme dhe shumë detaje do të duhet të përpunohen nëse Hamasi pranon. Katari i ka paraqitur propozimin liderëve politikë të Hamasit, të cilët do t’ia përcjellin atë udhëheqësve ushtarakë të grupit. Ky proces mund të zgjasë ditë ose edhe më gjatë. Por Hamasi dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), të cilët u takuan në Bejrut, përsëritën se “nuk do të ketë shkëmbim të të burgosurve derisa të ndalet agresioni i Izraelit në Rripin e Gazës”. Haaretz raportoi gjithashtu një deklaratë të udhëheqësit të Hamasit, Osama Hamdan, sipas të cilës fraksioni islamik ende nuk e ka marrë marrëveshjen e propozuar të hartuar në Paris nga ndërmjetësit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button