Fermerët struganë blejnë agregate për dimrin e pasigurt

Fermerët struganë blejnë agregate për dimrin e pasigurt

Gazetar: Miki Trajkovski

Nga frika e kufizimeve të mundshme me rrymë, fermerët e Strugës po blejnë gjeneratorë për ta kaluar dimrin, i cili sipas tyre do të jetë i vështirë dhe shumë i pasigurt.

“Këtë vit me pagesat e fundit për qumështin, që ishin diku rreth 60.000 denarë, sigurova një gjenerator dhe një pjesë të atyre parave i përdora për mbjelljen e vjeshtës për plehërim. Nuk mund të bëjmë asnjë punë pa rrymë, dhe duhet të menaxhojmë disi”, deklaroi Brane Damjanoski-pronar i fermës së lopëve.

Një problem shtesë është se shumë fermerë e paguajnë energjinë elektrike me çmimin industrial, si dhe po përballen me një rritje drastike të çmimeve të repromaterialeve të nevojshme.

“Foragjeret janë rritur për 100%. Tani misri, përbërësi bazë i ushqimit, është diku rreth 22 denarë për kilogram, ndërsa ka qenë 18 denarë. Me tendencën që drithërat të rriten edhe më shumë, shteti po mundohet të na ndihmojë, por duhet të zbresë tek populli, them që në çdo fshat të ketë një inspektor për të parë se cilët janë fermerët e vërtetë në atë vendbanim, dhe për ta drejtuar ndihmën te fermerët e vërtetë”, tha Brane Damjanoski-pronar i fermës së lopëve.

“Për repromaterialet janë dyfishuar dhe trefishuar çmimet, e disa edhe për shumë më shumë. Përderisa lënda e parë blihet nga ne nën çmim, ne nuk kemi asnjë logjikë ekonomike me atë që bëjmë, ndërsa dikush tjetër e mbledh kremin. Qumështi dhe djathi në markete shkuan deri në tavan, dhe ne paguhemi nga 27 deri në 30 denarë. Nuk ka njoftime për rritje të tij. Nuk e dimë se deri ku do të shkojë kjo”, theksoi Jovanço Meçkaroski-pronar i fermës.

Në Strugë gjithnjë e më shumë hektarë tokë mbeten të papunuara. Nuk ka mbetur asgjë nga fusha dikur pjellore e Strugës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button