Fernandes: Ne dhe Milani jemi njësoj

Bruno Fernandes është një nga keqardhjet më të mëdha të Novara, Sampdoria dhe Udinese, tre klubet italiane që ishin në gjendje ta kishin në radhët e tyre disa vite më parë. Sonte, ai do të jetë në fushë kundër Milanit, në ndeshjen e parë të raundit të parë me eliminim direkt të Ligës së Europës. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Bruno Fernandes kujtoi aventurën italiane dhe ndryshimet e thella mes kohërave të asaj eksperience dhe epokës së artë aktuale.

 

 

“Isha shumë i ri atje, duhej të përfundoja rritjen time fizike, po lëvizja nga një vend në tjetrin. Në Itali nuk e kam gjetur plotësisht veten, sepse figura e mesfushorit-sulmues në futbollin tuaj nuk e ka të lehtë. Historia e Dibala më duket ndriçuese. Gjithkush pret diçka të veçantë nga ai, por të gjithë dhe gjithmonë jemi të rreptë ndaj tij”.

 

E tashmja quhet Man. Junajted – Milan; dy skuadra me zhurmë të madhe, të bashkuara nga dëshira për t’u kthyer në nivelet më të larta, pas një periudhe paraqitjesh të dobëta.

 

“Në disa aspekte, ne dhe Milani jemi njësoj. Dy klube me një të kaluar prestigjioze, 10 Champions në “dhomën” e trofeve, të cilët kanë kaluar një fazë tranzicioni, por po kthehen në krye. Në fillim të sezonit, askush nuk mendoi se Milani mund të luftojë për “Scudetto”. Ne jemi në mars dhe Milani ndodhet i dyti, po luan mirë, ka lojtarë të rinj interesantë. Të mos harrojmë vlerën e shtuar nga Ibrahimovic, ” tha mes tjerash Fernandez.

LEXO EDHE:

Back to top button