Ferran Torres, jashtë terrenit plot 6 javë

Mançester Siti ka humbur një element shumë të rëndësishëm nga impenjimet me kombëtaret. Ferran Torres do të mungojë për një muaj e gjysmë për shkak të një dëmtimi që pësoi në kombëtaren e  Spanjës në Ligën e Kombeve. Tores ishte heroi i kualifikimit ndaj Italisë, me dy golat që realizoi në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, aty ku lëndoi thembrën. Ndërkohë që në finalen ndaj Francës, edhe pse ishte i lënduar, u aktivizua për 94 minuta.

Një lajm shumë i keq për Pep Guardiolën dhe Luis Enriken që nuk do ta ketë në dispozicion për supersfidën ndaj Suedisë në muajin nëntor, ku Spanja duhet ta fitojë me çdo kusht për të siguruar kualifikimin direkt në Botërorin “Katar 2022.”

Ndërkohë do ti mungojë Guardiolës në sfidat me Barnlin, Brajtonin, Kristal Pallasin dhe Mançester Junajtedin në “Old Traford”. Në kohë të njëjët sulmuesi spanjoll do të mungojë nga sfida e Ligës së Kampionëve, ndërsa Klub Brizhit dhe Liga Kupës, ndaj Uest Hemit.

LEXO EDHE:

Back to top button