Ferran Torres mund të transferohet në Angli para 30 qershorit

Transferimi i Ferran Torres te Aston Villa mund të konkretizohet deri më 30 qershor. Sipas raportimeve të medieve spanjolle negociatat me Barcelonën tashmë kanë filluar.

Madje theksohet se palët po shpejtojnë që të mbyllin sa më shpejt kalimin e Ferran Torres te Aston Villa.

Barcelona do e shesë sulmuesin spanjoll për jo më pak se 42 milionë euro, në mënyrë që humbja në investimin e bërë për këtë lojtar të mos jetë shumë e lartë./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button