Man. Junajted vendos dy kushte për portierin De Gea

Man. Junajted vazhdon të punojë për planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, por mbeten dyshimet se kush do të jetë portieri titullar në “Old Trafford”.

Spanjolli David De Gea mund të rinovojë nëse pranon dy kushte, si ulje të pagës dhe mosgarantim të rolit të titullarit. Sipas “Daily Mail”, United po studion tregun në kërkim të një konkurrenti për De Gean dhe emri që pëlqejnë më shumë në zyrat e “Old Trafford” është Xhordan Pikford.

Me Evertonin që lufton për të qëndruar në Premier Ligë, e ardhmja e portierit anglez në “Goodison Park” është në pikëpyetje. Pikford është një nga emrat më të spikatur të Evertonit këtë sezon. Ai ka luajtur 35 ndeshje, në të cilat ka pësuar 56 gola dhe ka mbajtur shtatë herë portën e pastër.

LEXO EDHE:

Back to top button