Festa e Argjentinës, 18 persona të plagosur në Bueno Aires

Në festimet e mëdha të organizuara në Buenos Aires për lojtarët argjentinas që fituan Kupën e Botës në Katar, të paktën 18 persona u plagosën, gjashtë prej tyre të cilët janë dërguar në spital. Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Telam” dhe shton se diagnoza fillestare ishte trauma e shumëfishtë në gjymtyrët e poshtme ose të sipërme, kryesisht për shkak të rënies nga pemët, semaforët apo urat.

Aksidenti më spektakolar përfshiu dy tifozë, të ulur me këmbët e tyre në bordurën e një ure që kalon autstradën Riçhieri, tentuan të hidheshin brenda autobusit të hapur në të cilin po dhëtonte Messi dhe skuadra e tij. Në fakt, njëri prej tyre u hodh me sukses, ndërsa tjetri u përplas me pjesën e autobusit duke u plasuër në asfalt ku mori ndihmën e menjëhershme nga të pranishmit e më pas stafit mjekësor.

Kreu i sistemit të ndihmës mjekësore emergjente, Alberto Crescenti, konfirmoi numrin e 18-të të plagosurve, të gjithë meshkuj. Mediat vlerësojnë se 5 milionë njerëz u mobilizuan në qytete në të gjithë vendin në një ditë të kthyer në festë nga qeveria. Festa, megjithatë, u pezullua në kryeqytet pasdite, për shkak të pamundësisë së autobusit për të ecur mes njerëzve në kushte sigurie të mjaftueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button