VIDEO / Lojtarët priten si heronj nga tifozët në Marok

Maroku ishte surpriza e madhe e Kupës së Botës të Katarit, pasi arriti të sfidojë shanset dhe të arrijë në gjysmëfinale të kompeticionit për herë të parë në historinë e tij.

Kjo ishte hera e parë për një skuadër afrikane që arrinte kaq larg në këtë kompeticion dhe për marokenët ishte një festë e vërtetë. Gjatë kthimit në kryeqytetin Rabat, mijëra njerëz ishin mbledhur në rrugë për të festuar me futbollistët këtë rrugë të pabesueshme dhe për t’u treguar atyre dashurinë për arritjen historike. Lojtarët dhe trajneri festuan me tifozët që kishin dalë për të pritur.

 

Kujtojmë që Maroku u eliminua nga Franca në gjysmëfinalet e Katarit, ndërsa humbi për vendin e tretë përballë Kroacisë.

LEXO EDHE:

Back to top button