Zbulohet futbollisti që ua nxirrte informacionet në media

Trajneri i Francës, Didie Deshamp është ankuar se dikush nga brenda grupit ka nxjerrë sekretet gjatë Kupës së Botës dhe tashmë ka një person të dyshuar.

Bëhet fjalë për Benjamin Pavard, i cili në 2018-ën ishte protagonist në suksesin në Rusi, ndërsa këtë herë ndoqi ndeshjet nga pankina. Mbrojtësi i Bayernit kritikoi shokët e skuadrës dhe debatoi ashpër me trajnerin Deschamps, i cili më pas e ndëshkoi, duke e lënë në stol dhe preferuar në të djathtë Kounde, i cili rolin e tij natyral ka atë të mbrojtësit të qendrës.

Burime pranë përfaqësueses franceze rrëfejnë jozyrtarisht se Pavard është hakmarrë, duke nxjerrë informacione dhe ngjarje të ndodhura brenda grupit, falë edhe lidhjeve me disa gazetarë të njohur.

LEXO EDHE:

Back to top button