Festa e Flamurit në kohë pandemie

28 nëntori i 2020 shënon edhe 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festën e Flamurit.Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Këtë vit Festa e Flamurit këtë vit do të festohet në kushte pandemie, për shkak të kushteve pandemike ceremonia në sheshin e flamurit do të diktohet nga rregullat kufizuese.

Përveç krerëve te shtetit shqiptar në Vlorë do ketë shumë vizitorë, ndaj kreu i bashkisë së Vlorës ka një thirrje për ata qe duan te festojnë; të shmangin grumbullimet.

LEXO EDHE:

Back to top button