Festat boshatisën kryeqytetin

Festat boshatisën kryeqytetin

Gazetar: Avni Tahiri

Qyteti i Shkupit sot dukej i zbrazët.

E disa nga ata pak qytetarë që lëviznin në sheshin e Shkupit ishin turistë të huaj, shkruan Alsat.

“Sot është festë shtetërorë dhe si duket kjo ka ndikuar që qendra e qytetit të Shkupit të jetë e zbrazët, të paktë janë ata qytetarë të cilët kanë dalë sot për të lëvizur ndërsa ndër disa qytetarë që takuam ishin turistë të huaj të cilët kishin ardhur për të vizituar Shkupin. Fundjava e zgjatur si dukët ka ndikuar edhe në pastrimin e ajrit në qytetin e Shkupit”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.

“Erdhëm për të shëtitur. Është hera e parë që je në Maqedoni? Po hera e parë dhe na pëlqen shumë”, tha një turist.

“Për shkak se është festë sot nuk ka asnjë jashtë, ishin më Matkë dhe në Ohër dhe na pëlqeu shumë”, u shpreh një turist tjetër.

Edhe kafeteritë dhe restorantet sot ishin të mbyllur ndërsa ato pak dyqaneve cilët shesin suvenirë për turistet shkaku i festës ishin hapur më vonë se ditët tjera.

“Tani e hapet dyqanin? Po me vonë pasi ishte festë dje dhe pardje, do e shohim si do jetë por shpresojmë se do të jetë mirë”, tha një qytetar.

“U lutem për shëndet, fat dhe bereqet, për të mirat e familjes dhe miqve. Shpresojmë që të kemi një vit më të mirë, urime festa”, u shpreh një qytetar tjetër.

Shkaku i festes së krishtlindjeve ortodokse e cila ishte ditën e diel qytetaret kishin fundjavë të zgjatur dhe dita e sotme për të gjithë shtetin është ditë jo pune. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button