Fetahi: Parlamenti dy-dhomash, pjesë e platformës së ASH-së

Fetahi: Parlamenti dy-dhomash, pjesë e platformës së ASH-së

“Parlamenti dy-dhomash”, është pjesë të platformës politike të Aleancës për Shqiptarët (ASH) e cila u votua në kongresin e fundit të kësaj partie. Megjithatë Fetai thotë se ky organizim i shteti do të mund të realizohet kur ASH-ja do të jetë pjesë e Qeverisë, që sipas tij kjo do të ndodh në zgjedhjet e ardhshme që supozon se do të mbahen në vjeshtë, shkruan Alsat.

“Në ketë e kemi pjesë të platformës, pra nuk është deklaratë kote, deklaratë boshe, është pjesë e platformës politike të votuar në Kongresin e Aleancës për shqiptarët në muajin që e lamë pas dhe është zotim prapa të cilit do të qëndrojmë në vazhdimësi, siç kemi qëndruar prapa tij gjatë viteve që po i lamë pas, por sa do të realizohet mbetet të shihet pas zgjedhjeve të ardhshme dhe raportit të forcave politike në vend…Në besojmë se do të jemi pjesë e pushtetit të ardhshëm. Se kur do mbahen zgjedhjet, ka zëra të ndryshme, Besojmë se zgjedhje do të ketë medoemos këtë vit, nga vjeshta me gjasë do të jemi në zgjedhje”, tha Arben Fetai, ASH. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button