“Rruga drejt…”, përplasje mes  BDI-së dhe ASH-së rreth ndryshimeve kushtetuese

“Rruga drejt...”, përplasje mes  BDI-së dhe ASH-së rreth ndryshimeve kushtetuese

Tema e emisionit të sontëm “Rruga drejt…: rreth ndryshime kushtetuese shkaktoi përplasje të ashpër mes Faton Ahmetit nga BDI dhe Arben Fetahit nga ASH. Ahmeti  gjatë debatit theksoi se ndryshimet kushtetuese duhet të shqyrtohen me seriozitet dhe konsensus mes të gjitha subjektet politike, shkruan Alsat.

“Të gjitha ndryshimet që do të shpinin në një moment të ri, janë momente të cilat duhet të shqyrtohen me më seriozitet duke pas konsensusin mes të gjitha forcave politike në vend. Mirëpo unë kam një pyetje për zotin Fetai. Si planifikoni të bëni një avancim të kësaj natyre kur tentuat në fund të viti të kaluar që ta rrëzoni qeverinë me Apasievin i cili si parti politike e ka qëllimin kryesor shfuqizimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit?”, tha Ahmeti.

E menjëhershme ishte përgjigja e Fetait, duke theksuar se Apasievi është i BDI-së.

“Apasievi është i juaj. Ju keni votuar bashkë me Apasievin, me Mickoskin me Zaevin, për ndërprerje të regjistrimit. Shohim në baza ditore se si Apasievi ua bën shumicën, kuorumin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe veç ju e keni kaluar hapin e koalicionit me Apasievin”, tha Fetai. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button