FFM kërkon dënim për reagimin e Arnautoviqit

Federata e Futbollit të Maqedonisë, vendosi të reagojë për incidentin në mes Ezgjan Alioskit dhe Marko Arnautoviqit dhe të dërgojë protest zyrtare drejt UEFA-s për reagimi e Arnautoviqit dhe kërkon dënim të ashpër për reprezentuesin e Austrisë.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë dënon ashpër shprehjen në baza nacionale të reprezentuesit të Austrisë, Marko Arnautoviq kundrejt reprezentuesit tonë Ezgjan Alioski pas shënimit të golit në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë. Në të njejtën kohë ju informojmë se kemi dorëzuar letër zyrtare deri tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim të rëndë për reprezentuesin austriak, Marko Arnautoviq.

Si “Shtëpi e Futbollit” gjithmonë jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave tjera të fyerjeve të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave për të cilat ne të gjithë jemi së bashku.

Gjithmonë do të qëndrojmë dhe do ti mbrojmë interesat dhe dinjitetin e reprezentuesve të Maqedonisë kudo që ata do të luajnë.

LEXO EDHE:

Back to top button