Kurti: Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike

Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, kërkesat për Asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanët e fqinjët veriorë. Komentet e kryeministrit Kurti vijnë pas deklarimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të mërkurën se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të Maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Këtë e ka bërë të qartë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button