Fier, mori peng të miturin dhe e vrau me lopatë

Një ngjarja makabre ka ndodhur pasditen e sotme në një fshat të Fierit, ku një person rrëmbeu një fëmijë 8-vjeçar më pas e vrau dhe e mbuloi me baltë në shtëpinë e tij për ta zhdukur. Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani 38-vjeç ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe.

Pas disa orë kërkimesh, policia ka gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë.

Në vitin 2006 ai kishte qenë autor i një tjetër pengmarrje. Bashkë me shokun e tij ai kishte rrëmbyer një vajzë 16-vjeçare dhe e kishte torturuar për të paktën 20 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button