FIFA dënon rëndë Paraticin dhe prish planet e klubit

Fabio Paratici do të duhet të largohet nga puna e tij si drejtor menaxhues nga Totenhami, pasi FIFA tha se kishte zgjatur ndalimin e tij jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën pasi ish-klubi i tij Juventus u shpall fajtor për kontabilitet të rremë.

Ndalimi i tij prej 30 muajsh fillimisht zbatohej vetëm për futbollin italian, por FIFA tha në një deklaratë të mërkurën në përgjigje të një pyetjeje nga “Guardian”, sqaroi situatwn në lidhje me Paraticin.

“FIFA mund të konfirmojë se pas një kërkese nga FA italiane (FIGC), kryetari i Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të zgjasë sanksionet e vendosura nga FIGC ndaj disa zyrtarëve të futbollit për të pasur efekt në mbarë botën.”

Tashmë Totenham do ta ketë të vështirë të gjejë zëvendësuesin e Antonio Konte, pasi Paratici ishte ai që merrej me shitjet dhe blerjet e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button