FIFA ka hequr dorë nga pezullimi i brazilianëve

FIFA ka rënë dakord të heqë ndalimin pesë-ditor të propozuar për lojtarët e Premier Ligës, të cilët udhëtuan në Amerikën e Jugut për eliminatoret e Kupës së Botës nga klubet e tyre. Shumë ekipe angleze thyen protokollet e FIFA -s dhe refuzuan të lirojnë futbollistët e tyre të Amerikës së Jugut mes shqetësimeve se çdo lojtar do të detyrohet të karantinohet për dhjetë ditë pas rikthimit në ekip dhe do të humbin disa ndeshje.

Klubet nuk lejohen të bllokojnë ftesat e Kombëtareve për futbollistët dhe si rezultat, FIFA po kërkonte të ndëshkonte ekipet në fjalë duke ndaluar yjet e tyre të Amerikës së Jugut të luajnë për pesë ditë.

Treshja e Liverpullit, Alison, Fabinjo dhe Roberto Firminjo, dyshja e Man. Sitit, Ederson dhe Gabriel Zhesus, Tiago Silva i Çellsit, Fred i Man. Junajtedit dhe Rafinja i Lidsit, ishin ndër ata që u përballën me pezullime, por AP raporton se FIFA ka hequr dorë nga pezullimi i propozuar. 

LEXO EDHE:

Back to top button