FIFA kundër pranisë së Nusret Gokce-s në eventet e ardhshme

Në festën e titullit të Botërorit pas finales të së dielës në fushë u pa edhe Nusret Gokce, kuzhinieri i famshëm i njohur edhe si Salt Bae. FIFA ka hapur dosjen kundër tij dhë Nusret mund të dënohet për futjen e tij tek festa e lojtarëve të Argjentinës.

“Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i zgjedhur njerëzish, duke përfshirë ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA. FIFA dhe krerët e shteteve” është thënë në reagimin e FIFA-s, kundër pranisë së Nusretit.

Hetimet janë duke vazhduar dhe mund të ketë gjobë ndaj tij. Me më shumë se 39 milionë ndjekës në Instagram dhe një zinxhir prej 19 restorantesh në mbarë botën, Salt Bae është bërë një nga kuzhinierët më të famshëm sot./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button