fbpx

FIFA përgatit për revolucionin në futboll

Futbolli pritet të përballet me një revolucion në mënyrën e organizimit të kalendarit të kampionateve dhe nismëtarja e ndryshimit të madh është vetë qeveria botërore e këtij sporti, FIFA.

Ka qenë vetë presidenti Gianni Infantino që në një intervistë ka deklaruar se synimi i FIFA-s është që brenda vitit 2022 të përfshihet faza play-off në shumicën e ligave europiane, për t’i bërë edhe më interesante ato.

“Ne duam që brenda dy viteve të ardhshme, shumica e ligave europiane të përfshijnë fazën play-off. Kështu do të ketë më pak ndeshje dhe më shumë interes. Ideja është që kampionatet të luhen me vetëm një fazë, pa sistemin vajtje-ardhje dhe më pas të kalohet direkt te playoff-i me eliminim direkt, pak a shumë si në Ligën e Kampionëve këtë verë. Kështu do të rritej ndjeshëm interesi i tifozëve, sponsorëve, mediave, etj., duke gjeneruar më shumë të ardhura”, deklaroi Infantino.

Në planin e tij, presidenti i FIFA-s ka propozuar revolucion total edhe për kalendarin sportiv, duke e ndarë në periudha të caktuara për çdo kompeticion, në mënyrë që të shmangen edhe ngjeshjet e aktiviteteve e ndeshjet e shpeshta.

“Në idenë tonë për revolucionarizimin e këtij sporti, kemi programuar edhe ndryshime rrënjësore në kalendar, për t’u dhënë hapësirë të dedikuar të gjithë aktiviteteve. Kështu gjatë një viti do të ketë 5 muaj afat për ndeshjet e kampionatit, 1 muaj për pushimet e futbollistëve, 1 muaj e gjysmë për Play Off-in, 1 muaj e gjysmë për ligat europiane, 1 muaj e gjysmë për Europianët ose Botërorët dhe 1 muaj e gjysmë për Kombëtaret”, tha kreu i FIFA-s. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button