Prishtinë, Hoti sot në dy interpelanca

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën e radhës, ku kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të paraqitet në dy interpelanca me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me kërkesë të Liburn Aliut, do të mbahet interpelanca e kryeministrit Hoti lidhur me Përfshirjen dhe ndarjen e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020.

Ndërsa me kërkesën e Saranda Bogujevcit, do të mbahet interpelancë edhe sa i përket temës së të pagjeturve.

LEXO EDHE:

Back to top button