“Fifa the best”, publikohen finalistët

"Fifa the best", publikohen finalistët

Benzema, Messi dhe Mbappe janë 3 finalistët për çmimin “The Best”, që jepet nga FIFA. Nëse Benzema fitoi Topin e Artë në fund të vitit të kaluar, Messi duket se ka avantazh për këtë çmim, pasi merret në konsideratë edhe Botërori, të cilin Messi e fitoi me Argjentinën, duke shkëlqyer në kompeticion.

Nga ana e tij, Benzema mungoi në Katar për shkak dëmtimi, por ka fituar si protagonist Champions League dhe kampionatin spanjoll. Fituesi i fundit i çmimit The Best ishte Robert Lewandowski. Për këtë çmim votojnë kapitenët e përfaqësueseve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe tifozët nëpërmjet faqes së internetit të FIFA-s. Verdikti do të jepet në 27 shkurt, në një ceremoni gala që do të organizohet në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button