Xhaka është dhe do të jetë kapiten i Zvicrës

Xhaka është dhe do të jetë kapiten i Zvicrës

Murat Yakin ka konfirmuar se Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i Zvicrës. Pas eliminimit të Zvicrës nga Kupa e Botës “Katar 2022”, me një humbje turpëruese 6:1 ndaj Portugalisë, nisi një debat edhe rreth futbollistit që duhet të mbajë shiritin e kapitenit.

Xhaka mori disa kritika, por atij tashmë i ka dalë në krahë Yakin. Përzgjedhësi i Zvicrës në një intervistë të dhënë së fundmi për “Blick” konfirmoi se mesfushori i Arsenalit është i duhuri për të qenë kapiten te ekipi që ai drejton. Granit Xhaka numëron 111 paraqitje në total me Zvicrën.

Tash e disa vite me radhë, ai vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te Zvicra. Vlen te përmendet se 30-vjeçari së fundmi u shpall lojtari më i mirë për vitin 2022 në Zvicër.

LEXO EDHE:

Back to top button