Filadelfia dhe Feniksi, barazojnë shifrat në 2-2

Ndeshje fantastike janë zhvilluar në ‘Play-Off të elitës së basketbollit amerikan. Filadelfia ka barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Bostonit pasi i mposhtën pas kohës shtesë me një pikë diferencë 116:115.

Xhejms Harden ishte fantastik në këtë duel me 42 pikë, tetë kërcime e nëntë asiste. Paraqitje spektakolare pati edhe Xhoel Embiid me 34 pikë e 13 kërcime.  Pas katër ndeshjeve rezultati është baras 2-2, derisa ndeshja e pestë zhvillohet në “TD Garden” në Boston.

Fitore ka marrë edhe Feniks Sans duke barazuare serinë në 2-2 ndaj Denver Nagets. Sans triumfuan me pesë pikë diferencë 129:124 në një ndeshje spektakolare në “Footprint Center”. Devin Buker dhe Kevin Durant ishin fantastik në këtë duel me nga 36 pikë për vendasit dhe më meritorët për fitoren e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button