Filipçe: Bullgaria nga vaksinat kundër Kovid-19, një pjesë do ta ndaj për Maqedoninë

Republika e Bullgarisë nga secila dërgesë e vaksinave kundër Kovid-19, të cilat i ka blerë nga prodhuesit, një pjesë do ta ndaj edhe për vendin tonë. Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Bullgarisë në Sofje ku paraqitje të tij kishte edhe ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Me këtë vendim në vendin tonë vaksina kundër Kovid-19 do të arrijnë në të njëjtën kohë sikur edhe në vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Ministri Filipçe në Sofje po qëndron me ftesë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov.

LEXO EDHE:

Back to top button