Filipçe: Partitë në pushtet e përdorin termin ‘bashkim’ për ndarje politike
Filipçe: Partitë në pushtet e përdorin termin ‘bashkim’ për ndarje politike
Gazetare: Ajnur Bafqari
Në gjashtë muajt e fundit partizimi ka marrë përmasa endemike.
Kështu deklaroi numri një i opozitës maqedonase, Venko Filipçe duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja, po e robëron shtetin dhe institucionet kyçe, ato gjyqësore dhe të sigurisë, shkruan Alsat.
“ASK tashmë është institucion partiak i VMRO-DPMNE-së, me vendosjen e drejtorit tërësisht jolegjitim dhe jolegal, pa asnjë kualifikim. Të gjithë gjykatësit e rinj të zgjedhur në muajt e fundit, janë zgjedhje personale e kryeministrit. Gjykatës bëhen kushërinj, partnerë ose bashkëshortë të dikujt prej krerëve të komunave të VMRO-DPMNE-së. 07:11 Që në hapat e parë të kësaj qeverie paralajmërova se po kthehet VMRO-MPB, paralajmërimi I djeshëm se Qeveria planifikon ta shpërbëjë Këshillin Gjyqësor, përkatësisht të shkarkojë 5 anëtarë, është hap drejt partizimit të tërësishëm dhe kontroll të gjyqësorit”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Filipçe theksoi se përskaj partizimit, në gjashtë muajt e fundit, hapësira publike është helmuar edhe me tema etnike dhe narrative për ndarje.
“Strategjinë e BDI-së për ngritjen e tensioneve ndëretnike ne e dënojmë ashpër. Kjo strategji e BDI-së, në fakt më së shumti i konvenon VMRO-DPMNE-së dhe satelitëve të tyre në pushtet. Konflikti i supozuar, në fakt është grindje dashurie që na servojnë si destabilizim permanent”, u shpreh Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Filipçe gjatë konferencës për gjashtëmujorin e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE tha se kjo parti ka dështuar në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe të gjitha sektorët e rëndësishme për qytetarët./ Alsat.mk