Filipçe: Qeveria po terrorizon shtetin dhe po instalon urdhra politikë në gjyqësor

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerëson se qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM nuk ka as vullnet e as kapacitet për reforma, por po fokusohet në kontrollin e drejtësisë dhe urdhërat politikë. Në intervistën e Alsat, Filipçe alarmoi për gjendjen ekonomike, duke theksuar se deficiti buxhetor ka arritur shifra shqetësuese brenda një kohe shumë të shkurtër. Një pjesë të veçantë të reagimit, ai ia kushtoi edhe të drejtave gjuhësore, duke e quajtur vendimin për provimin e jurisprudencës si një akt antievropian që cenon marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Kjo qeveri nuk punon, as nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë. Ky pushtet i VMRO-së dhe ZNAM-it thjesht po terrorizon shtetin, po terrorizon gjyqësorin, po vendosin njerëzit e tyre partiakë, ndërsa kryeministri nga foltorja e Kuvendit apo në publik u jep urdhra me ndjenja se si të punojnë. Po terrorizohet ekonomia, deficiti i paraparë për këtë vit, këtë muaj ka arritur në 60%. Nga 650 milionë, rreth 400 milionë është tashmë deficiti në buxhet, ndërsa arkëtimi i të hyrave është vetëm 20%. Po terrorizohet demokracia. Shumica qeverisëse voton deklaratë në Kuvend me të cilën ia ndalon opozitës të flasë për një temë të caktuar. Po terrorizohen marrëdhëniet ndëretnike, po rrezikohet një nga postulatet e shtetit. Pse nuk lejohen juristët e rinj të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare? Kjo nuk ekziston askund në Evropë. Kjo është sjellje antishtetërore, antipopullore dhe antievropiane. E tillë është kjo qeveri”, theksoi lideri i opozitës, Venko Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button