Filipçe: Shuto Orizarja do të ketë ordinancë gjinekologjike

Në takimin e djeshëm mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe gjinekologut Bozhidar Boshkovski është diskutuar për hapjen e një ordinance gjinekologjike në Shuto Orizarë. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se tashmë është gjetur lokacioni dhe se po kërkohet Ministria kompetente për financimin e të njëjtës.

Të gjitha gratë nga Shuto Orizarja tani do të kenë gjinekolog, i cili do të kujdeset për shëndetin e tyre. Dr. Boshkovski është një gjinekolog me përvojë, i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët në këtë komunë.E zgjodhëm problemin me mungesën e një gjinekologu në Shuto Orizarë. Gjëja më e rëndësishme është që pacientët do të jenë në gjendje të kryejnë ekzaminimet e tyre gjinekologjike në kohë”, tha ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button