Fill Foden “zbeh” shpresat e Dortmundit në “Etihad”

Mançester Siti ka arritur që të marrë fitore si vendas ndaj Borusia Dortmund, duke shënuar në minutat e fundit për 2-1.vE gjithë pjesa e parë u karakterizua me dominim të “qytetarëve”, mirëpo ata arritën që të shënonin vetëm një gol përmes Kevin de Brujnes në minutën e 19.

 

 

 

 

Pjesa e parë u mbyllë më këtë rezultat dhe më pas në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Në minutën e 84-të, Marko Rojs shënoi një gol mjaftë të bukur pas asistimit të Erling Haaland. Mirëpo, me këtë rezultat nuk përfundoi ndeshja pasi Fill Foden shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i siguruar fitore ekipit anglez.

LEXO EDHE:

Back to top button