Real Madridi, një hap më afër gjysmëfinales

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1. Vëmendjen kryesore në këtë ndeshje e pati Vinicius Junior, i cili shënoi dy gola dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mire. Toni Kroos asistoi golin e parë për Vinicius në minutën e 27-të, ndërsa Marco Asensio shënoi në minutën e 36-të për të shkuar në pushime me rezultat 2-0.

 

 

 

Me të filluar pjesa e dytë, Mohamed Salah shënoi një gol të ‘shpresës’ për Liverpoolin, mirëpo nuk rezultoi i tillë. Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Vinicius, duke shënuar edhe një herë tjetër në minutën 65′. Ndeshja e dytë do të luhet më 14 prill në Anfield, nëse nuk ndryshojnë gjërat.

LEXO EDHE:

Back to top button